10:45 / E Diele, 13 Shkurt 2022 / MSH

Chelsea kampione bote, trajneri Tuchel: Të gjithë xhelozë për ne

Chelsea arriti të fitonte Botërorin e Klubeve përballë Palmeiras, sfidë e cila përfundoi me shifrat 2-1.

Kai Havertz që realizoi penalltinë vendimtare pasi goli hapës i Romelu Lukakut u zhvlerësua nga goli i Raphael Veiga për skuadrën braziliane.

Suksesi në Abu Dhabi pason fitoret e skuadrës londineze në Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës gjatë nëntë muajve të fundit.

Në intervistën pas ndeshjes Thomas Tuchel ka treguar se të gjithë skuadrat e tjera janë “xheloze” për arritjet e bluve të Londrës.

“Ne thamë në dhomën e zhveshjes, çfarë mundësie, të gjithë janë xhelozë për ne. Si djem, ne ëndërronim një finale të tillë. Është shumë e veçantë dhe donim të luanim pa asnjë keqardhje. Nëse shënon vonë, duhet fat për ta bërë këtë. Ne ishim të pamëshirshëm, vazhduam të përpiqeshim, nuk u ndalëm. Nuk u dorëzuam. Ne patëm epërsinë, e humbëm përsëri, por nuk ndaluam kurrë së sulmuari. Kështu që unë mendoj se është e merituar, por është me fat nëse shënon vonë”, tha Tuchel për Channel 4.