21:51 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Chelsea katër – Batshuayi pesë (Foto)

Drejtuesit e Chelseat larguan Michy Batshuayin nga ekipi dhe e huazuan te Borussia Dortmundi gjatë mini-afatit të janarit.

Sulmuesi belg në tri ndeshje për klubin gjerman ka shënuar 5 gola, ka bërë një asist dhe ka fituar tri herë, shkruan IndeksOnline.

Menaxheri i Bluve të Londrës, Antonio Conte kur t’i sheh këto statistika do t’i bie pishman për huazimin e Michyt në Gjermani.

Madje klubi i Chelseat në tri takimet e fundit ka shënuar vetëm 4 gola, në dy humbje dhe një fitore.

Kujtojmë se vendin e Michyt te Chelsea e zuri sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud./IndeksOnline/