Chelsea kërkon rinovimin e kontratës me 2 talentet e skuadrës
Klubi londinez është i gatshëm t’ia zgjasë kontratën sulmuesit të ri, Tammy Abrahami dhe mbrojtësit të djathtë, Reece James.
Të dy lojtarët kanë pasur paraqitje të mira dhe kanë qenë në formë të jashtëzakonshme që nga ardhja e Lampardit si trajner i Chelseat, pasi që anglezi po u jep rast lojtarëve të ri të dëshmojnë veten te klubi anglez.
Sa i përket dy lojtarëve të përmendur, drejtuesit e Chelseat janë në negociata me agjentët e lojtarëve për zgjatjen e kontratave, pasi që shihen si dy lojtarët që mund të kenë fjalën kryesore te blutë e Londrës.