Chelsea kërkon sulmues të ri, Armando Broja opsioni i parë për t’u larguar

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja mund të largohet nga Chelsea gjatë afatit të janarit.
Skuadra e Maurizio Pochettinos është duke kërkuar një sulmues të ri, pas dështimit të Nicolas Jacksonit dhe zhgënjimit me paraqitjet e sulmuesit shqiptar, shkruan IndeksOnline.
Ashtu siç raporton gazetari afër klubit londinez, Matt Laë – Broja duhet të bëjë një zgjidhje nëse Chelsea transferon një sulmues të ri.
Objektivi i vetëm i Bluve të Londrës është sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, por ky i fundit para disa dite firmosi kontratë të re me ekipin italian.
Kurse, sulmuesi shqiptar Broja ka pasur shumë oferta në të kaluarën nga klubet tjerë nga Londra, si Fulham dhe West Ham United./IndeksOnline/