Chelsea kualifikohet në gjysmëfinale, Cole Palmer dhuron “show”

Skuadra e Chelseat është kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup, pasi mposhti në shtëpi Leicester Cityn me rezultatin 4:2.
Blutë e Londrës shënuan dy gola në pjesën e parë në stadiumin “Stamford Bridge”, me anë të Cucurellas dhe Cole Palmer, shkruan Indeksonline
Në pjesën e dytë, mysafirët barazuan rezultatin me golat e shënuar nga Mavididi dhe Disasi (autogol).
Por, skuadra nga “King Power” në minutën e 73’të mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Doyle mori të kuqin direkt.
Ekipi i Pochettinos shfrytëzoi avantazhin numerik në fushë, dhe shënoi dy gola në minutat e fundit. Fillimisht për 3:2 shënoi Chukwuemeka dhe më pas për 4:2, Madueke.
Chelsea është klubi i tretë që ka siguruar gjysmëfinalen, pasi Manchester City dhe Convetry City./Indeksonline/