Chelsea largon dy lojtar nga klubi

Timo Werner dhe Callum Hudson-Odoi, janë afër transferimit te Bundesliga pasi tek skuadra e Chelsea ku ata janë pjesë, siç duket nuk do të gjejnë hapësirë këtë sezon.
Të dy futbollistët do të udhëtojnë këtë javë drejt Gjermanisë, ku edhe do të vazhdojnë karrierën e tyre, transmeton IndeksOnline.
Timo Werner, pritet të kthehet tek skuadra e Leipzik, prej ku erdhi tek Chelsea kurse Hudson-Odoi, ka mundësi të transferohet tek Borussia Dortmund.
Për lojtarin është i interesuar edhe Juventus por ekipi gjerman duket i gatshëm për nënshkrimin e kontratës dhe mbylljen e marrëveshjes./IndeksOnline.