12:13 / E Diele, 05 Korrik 2020

Chelsea mbetet e vetëm në garë për yllin e Leverkusenit

Deklarata e shefit të Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, se kampioni gjerman nuk do të futet në garë për ta blerë Kai Havertz ka bërë që ekipet e tjera të fërkojnë duart.

Bayer Leverkusen është i vetëdijshëm se nuk mund ta mbajë 21-vjeçarin përtej kësaj vere, ndërsa nuk dihet destinacioni i ri për talentin e Gjermanisë.

Chelsea është futur në garë pas tërheqjes së Bayernin.

Blutë e Londrës duan të rrëmbejnë lojtarin e ri dhe të ndërtojnë një ekip pretendent për sezonin e ri.

Trajneri Frank Lampard ka afruar futbollistë si Timo Werner dhe Zieych.

Havertz është i kushtueshëm, por presidenti Roman Abramovich kërkon të rikthejë lavdinë e dikurshme. Ai pretendon të fitojë tituj kampion dhe të mendojë për Champions League. 

Mos i humb