75 Mall Live Search
20:20 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Chelsea mbetet me gishta në “gojë”, City fiton trofeun e parë sivjet

Manchester City ka fituar Carabao Cup pasi në finale ka mposhtur Chelsean.

Fituesi i këtij trofeu u përcaktua pas ekzekutimit të penalltive.

Ndeshja e rregullt dhe koha shtesë përfundoi pa gola dhe qytetarët ishin më të saktë nga pika e bardhë.

Edhe pse ishte më meritori për arritjen e Cityt deri në finale, Aro Muric u la jashtë nga Guardiola.

Skuadra e Pep Guardiolës fitoi me rezultat 4-3. Te Chelsea gabuan Jorginho dhe David Luiz ndërsa te City penalltinë e humbi Sane. /IndeksOnline/