Chelsea mbetet pa Saul e Kounde

Duket se ekipi i Chelseas nuk do të bëjë ndonjë lëvizje në orët e fundit të merkatos, ose të paktën kështu thotë Goal, transmeton Indeksonline.
Blutë ishin të lidhur me dy transnferime nga La Liga, e që bëhet fjalë për mbrojtësin francez të Sevilla, Jules Kounde, dhe mesfushorin e Atletico Madrid, Saul Niguez, por si duket asnjëra nga këto nuk duket se do të ndodh.
Drejtori i klubit të Sevillas, Monchi, në një konferencë për shtyp ka thënë se nëse Chelsea dëshiron ta ketë mbrojtësin francez, ata tashmë duhet të paguajnë klauzolën e lirimit të tij, e cila është 80 milionë euro.
Ndërsa drejtuesit e Atleticos kanë kërkuar 40 milionë euro për Saul, kërkesë të cilës Chelsea nuk ju kanë përgjigjur. /IndeksOnline/