08:22 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Chelsea mbetet pa sulmues, Juventusi “rrëmben” Moratan?

Skuadra italiane, Juventus e ka ndërmend që ta sjellë sulmuesin spanjoll gjatë verës.

Kampioni i Serie A, shpreson që Alvaro Morata në sezonin e ri të transferohet në Torino, transmeton IndeksOnline.

Sipas “Sky Sport”, Juventusi ka nisur një ofertë në drejtim të ish-lojtarit të Real Madridit.

Morata u transferua në “Stamford” gjatë këtij sezoni, por nuk arriti ta tregonte vetën në futbollin anglez.

Ai më parë ka luajtur te klubi italian dhe ka bërë disa paraqitje fenomenale.

Juve, e sheh Moratan si një zëvendësim ideal për Mario Mandzukic, që pritet të largohet në fund të sezonit nga “Zonja e Vjetër”.

Mbetët të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Moratas. Sigurisht që futbollisti dëshiron që të luaj në Champions në sezonin e ri./IndeksOnline/