16:57 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Chelsea mbyll pjesën e parë me dy gola epërsi

Ekipi londinez, Chelsea ka mbyllur pjesën e parë me epërsi prej dy gola kundër Huddersfield.  Londinezët u deshtë të presin deri në minutën e 34’ që të shënojnë golin e parë. Pas një aksioni të shpejtë, Willian me një krosim gjeti N’golo Kanten që finalizoj bukur aksionin.

Golin e dytë e shënoj  lojtari i ri i klubit, Jorginho nga penaltia në minutën e fundit të pjesës së parë. Penaltia u shkaktua pas një ndërhyrje në zonë në Marco Alonso.

Rezultat e ndeshjeve tjera në Premier Ligë janë siç vijojnë:

AFC Bournemouth 1-0 Cardiff City

Fulham 0-1 Crystal Palace

Watford 1-0 Brighton

Temat: