Chelsea me Armando Brojën në skuadër e ‘fundos’ Wolvesin, me rezultat 7-0

Para se të përfundonte pjesa e parë skuadra e Chelsea U18 shënoi katër gola kundër Wolvesit.
Ishte Ian Maatsen, Tino Anjori dhe Marcel Lewis të cilët shënuan këto gola për të shkuar në pushim me këtë epërsi fantastike.
Po ashtu në këtë ndeshje luajti edhe futbollisti shqiptar Armando Broja, shkruan IndeksOnline.
Në pjesën e dytë Lewis e kompletoi ‘hat-trick-un’ e tij duke shënuar edhe njëherë.
Kurse Broja pat një mundësi mjaftë të mirë që të shënonte me kokë mirëpo nuk pati fat që të shënonte./Indeksonline/.