Chelsea më në fund bën “goditjen” e madhe
Chelsea ka qenë në kërkim të një sulmuesi pas largimit të Diego Costas për tu bërë krah me Alvaro Moratan, shkruan indeksonline.
Sipas Sky Sport, skuadra angleze ka arritur marrëveshje me Romën për transferimin e sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko.
Dy klubet kanë përfunduar procedurat dhe ka mbetur të diskutohet vetëm me kushtet e futbollistit.
Megjithatë, Dzeko është i ftuar në ndeshjen e sotme që Roma luan kundër Sampdorias. /IndeksOnline/