18:37 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Chelsea me ofertë zyrtare për Icardin

Chelsea provon të djegë konkurrencën në garën për Mauro Icardi-n duke bërë një ofertë zyrtare prej 63 milionë eurosh. Lajmi është bërë i ditur nga Fernando Czyz, gazetar argjentinas i “TNT Sports” dhe i Agjencisë EFE.

Shifra duket shumë e ulët në krahasim me vlerën e numrit 9 të zikaltërve dhe klauzolës për prishjen e kontratës (110 milionë euro), por kjo lëvizje e londinezëve duhet lexuar si një tentativë fillestare para sulmit përfundimtar që do të vijë në javët e arfdhshme.

Nëntorin e kaluar shtypi anglez ka shkruar se pronari i “Bluve”, Roman Abramovich, kishte ndërmend të shpenzonte dyfishin e shumës së lartpërmendur për të siguruar shërbimet e kapitenit të Inter.

Temat: