75 Mall Live Search
17:18 / E Premte, 05 Maj 2023 / Gj. Sh

Chelsea mendon për trajnerin e ri, Lampard thotë se nuk di asgjë

Skuadra e Chelseas është duke menduar për një trajner tjetër për sezonin e ardhshëm.

Klubi londinez, në fillim të muajit prill ka shkarkuar trajnerin Graham Potter dhe në vend të tij është emëruar Frenk lampard, shkruan IndeksOnline.

Lampard deri tani e ka drejtuar skuadrën në gjashtë ndeshje duke pësuar gjashtë humbje, ku është eliminuar edhe nga Liga e Kampionëve.

Së fundi ish-futbollisti, tashmë trajneri i Chelseas, ka folur për spekulimet e fundit se klubi po mendon për trajner të ri.

“Jo, nuk më kanë thënë asgjë. Jam këtu në këtë periudhë. Përveç kësaj, është në dorë të pronarëve që të marrin vendimet e tjera”, ka deklaruar Lampard.

Ndër emrat që janë përmendur për ta marr drejtimin e Chelseas janë, Mauricio Pochetino, Jose Mourinho dhe Roberto De Zerbi./IndeksOnline/