Chelsea merr fitore të madhe, mposht Leicesterin

Chelsea ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në udhëtim te Leicester.
Blutë fituar 1-3 në ndeshjen e javës së 27-të të Premierligës, shkruan Indeksonline.
Golat për Chelsean i shënuan Chillwell (11’), Havertz (45+6’) dhe Kovacici (78’).
Ndërsa golin e vetëm për Leicester e realizoi Daka në minutën e 39-të.
Me këtë fitore, Chelsea mbetet në vendin e 10-të me 37 pikë derisa Leicester është në vendin e 16-të me 24 pikë. /IndeksOnline/