75 Mall Live Search
15:34 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Chelsea merr fitore të vështirë ndaj Lutonit

Chelsea ka shënuar një tjetër fitore në Premierligën angleze.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të, blutë e Londrës mposhtën në udhëtim skuadrën e Lutonit me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse vendasit kishin disavantazh prej tre golave, arritën ta ngushtonin rezultatin.

Cole Palmer shënoi dy gola për Chelsean në minutat 12′ dhe 70′, ndërsa një tjetër e shënoi Noni Madueke në minutën e 37-të.

Te Luton galashenues ishin Ross Barkley 80′ dhe Elijah Adebayo 87′.

Me këtë fitore Chelsea shkon në kuotën e 28 pikëve dhe rendtiet në vendin e 10-të.

Në anën tjetër, Luton zë vendin e 18-të, me 15 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/