75 Mall Live Search
13:35 / E Martë, 10 Mars 2026 / G T

Chelsea merr lajmin e ditës, kapiteni është gati

Skuadra e Chelseat sot është paraqitur në stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Paris Saint-Germain.

Në seancën stërvitore të Blutë të Londrës, ndryshe nga dita e djeshme mori pjesë edhe kapiteni, Reece James, shkruan Indeksonline

James mbajti stërvitjen e plotë dhe është i gatshëm për ndeshjen e së mërkurës ndaj PSG-së.

Kujtojmë që nesër skuadra e Chelseat luan në Paris ndaj skuadrës franceze, ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve./Indeksonline/