75 Mall Live Search
22:55 / E Mërkurë, 15 Maj 2024 / Gj. Sh

Chelsea merr tre pikë të mëdha ndaj Brightonit, siguron garat evropiane

Chelsea ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Brightonit.

Blutë e Londrës fituan me rezultat 2-1, duke marrë tre pikë të rëndësishme, të mjaftueshme për të siguruar pjesëmarrjen në Conference League, për sezonin e ardhshëm, shkruan IndeksOnline.

Cole Palmer i dha epërsinë Chelseas në minutën e 34-të, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi 1-0.

Christopher Nkunku dyfishoi rezultatin në minutën e 64-të.

Brightoni shënoi golin e nderit në 90+8, me anë tëDanny Walbeck.

Chelsea me këtë fitore renditet në vendin e gjashtë në tabelë me 60 pikë, tre më shumë se Manchester United dhe Newcastle United, dhe siguron edhe pjesëmarrjen në Conference League.

Në anën tjetër, Brighton mbetet me 48 pikë dhe renditet në pozitën e 10-të në tabelë./IndeksOnline/