75 Mall Live Search
15:39 / E Shtunë, 23 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Chelsea merr tre pikë të rëndësishme, fiton në udhëtim ndaj Leicesterit

Chelsea ka marr tre pikë të rëndësihme në Premierligë.

Në ndeshjen e javës së 12-të, blutë e londrës shënuan fitore në udhëtim ndaj Leicester Cityt, me rezultat 1-2, shkruan IndeksOnline.

Chelsea shkoi në pushim në epërsi minimale, me golin e Nicolas Jecson në minutën e 15-të.

Enzo Fernadez shënoi golin që vulosi fitoren në minutën e 75-të, para se Jordan Ayew të ngushtonte rezultatin në 90+5.

Me këtë fitore Chelsea shkon në kuotën e 22 pikëve dhe renditet në vendin e tretë.

Në anën tjetër, Leicester mbetet në vendin e 16-të me vetëm 10 pikë./IndeksOnline/