Chelsea mposhtet me përmbysje nga Fulham, dorëzohet për titull

Chelsea ka bërë një tjetër gabim, i cili do ti kushtoj në luftën për vendin e parë.
Blutë e Londrës kanë lëshuar tre pikë nga duart pasi u mposhtën nga Fulhami, shkruan IndeksOnline.
Edhe pse kishin epërsinë nga pjesa e parë, Fulham arriti ta përmbys rezultatin.
Cole Palmer shënoi për Chelsean në minutën e 16-të. Me rezultat 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë.
Harry Wilson barazoi shifrat në minutën e 82-të, ndërsa Rodrigo Muniz shënoi golin e fitores së Fulhamit, në 90+5.
Kjo është humbja e parë e Chelseas në Premierligë që nga ajo ndaj Liverpulit me 20 tetor, e cila i kushton shumë në luftën për titull/
Chelsea ka 35 pikë, katër më pak selideri, Liverpuli, e cila ka dy ndeshje më pak.
Në anën tjetër, Fulham shkon në kuotën e 28 pikëve dhe renditet në vendin e 28-të./IndeksOnline/