Chelsea mposhtët në minutat e fundit, por kalon në gjysmëfinale

Chelsea ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Londinezët kanë eliminuar Porton me rezultat të përgjithshëm 2-1 falë ndeshjes së parë pasi që në sfidën e kthimit u mposht 0-1, shkruan Indeksonline.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Taremi në minutat shtesë të ndeshjes.
Në gjysmëfinale, Chelsea do të përballet me fituesin e ndeshjes Real Madrid – Liverpool. /IndeksOnline/