Chelsea mposhtet nga Brighton por golat u shënuan nga futbollistët e vet

Chelsea ka pësuar humbje nga Brighton në javën e 14-të të Premier Ligës.
Blutë u mposhtën me rezultat 4-1, shkruan IndeksOnline.
Chelsea në fakt u mposht nga futbollistët e vet pasi që dy futbollistë shënuan në portën e gabuar.
Brightoni kaloi në epërsi qysh në minutën e pestë me golin e Trossard.
Më pastaj dy futbollistët e Chelseas, Loftus-Cheek dhe Chalobah, shënuan autogola, dhe pjesa e parë u mbyll 3-0 për ish skuadrën e trajnerit Graham Potter.
Me të filluar pjesa e dytë, blutë tentuan të rikthehen në lojë duke ngushtuar rezultatin me golin e Havertz në minutën e 48-të.
Por vendasit në minutëne 90+2 shënuan edhe golin e katërt me golin e futbollistit Pascal Gross.
Kjo ishte humbja e parë e trajnerit Graham Potter me Chelsean në premier Ligë dhe vjen pikërisht nga ish skuadra e tij.
Chelsea aktualisht ka 21 pikë dhe renditet në vendin e pestë në tabelë, ndërsa Brigton ka shkuar në kuotën e 18 pikëve dhe renditet në vendin e shtatë./IndeksOnline/