15:28 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Chelsea mposhtet nga Everton, me rezultat 3-1

Skuadra e Lampard ka pësuar humbje nga Everton në ndeshjen e sotme me rezultat 3-1.

Richarlison shënoi golin e parë në minutën e 5’ dhe vetëm me këtë gol edhe përfundoi pjesa parë.

Në minutën e 49’ gol për Evertonin shënoi edhe Calvert-Lewin, në ‘skenë’ erdhi për Chelsea, Kovacic duke shënuar në minutën e 52’ mirëpo ky gol i tij nuk ishte i mjaftueshëm që të dalë nga kjo ndeshje me pikë.

Golin e ‘vdekjes’ për Chelsea e shënoi përsëri Clavert-Lewin në minutën e 84’, gol ky me të cilin edhe përfundoi ndeshja.

/Indeksonline/.