18:04 / E Shtunë, 13 Maj 2023 / C E

Chelsea ndan pikët me Nottinghamin

Chelsea nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga përballja me Nottingham Forest, e velfshme për javën e 36-të në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Stamford Bridge” përfundoi me rezultatin 2:2.

Raheem Sterling (51′, 58′) shënuan golat për “Blutë”, kurse Taiwo Awoniyi (13′, 62′) për skuadrën mysafire.

Chelsea pas këtij barazimi ka 43 pikë dhe mbetet në pozitën e 11-të në tabelë.

Nottingham Forest ndodhet në pozitën e 16-të me 34 pikë.