19:14 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Chelsea në bisedime me dy trajnerë, njëri do të jetë zëvëndësues i Contes

Chelsea raportohet se ka zhvilluar në ditët e fundit bisedime me agjentët e dy trajnerëve. Bëhet fjalë për Luis Enriquen dhe Maksimiliano Allegrin.

Drejtuesit e skuadrës londineze i kanë paraqitur planin dhe synimet që kanë me Chelsean në edicionin e ardhshëm.

Raportohet se të dy trajnerët kanë shprehur dëshirë për të drejtuar Chelsean, por ekziston një problem.

Moskualifikimi i mundshëm i Chelseat në Ligën e Kampionëve përbën problemin kryesor për Allegrin dhe Enriquen.

Chelsea thuhet t’i ketë siguruar agjentët e trajnerëve se do të mbajë në skuadër yjet e rëndësishëm./Indeksonline/

Temat: