75 Mall Live Search
22:52 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / Blerim

CHELSEA NË FINALE TË LIGËS SË KAMPIONËVE

Skuadra e Chelseat është kualifikuar në finalen e madhe të Stambollit në UEFA Champions League.

Blutë e Londrës eliminuan skuadrën me histori në këtë kompeticion, Real Madridin, shkruan IndeksOnline

Ekipi Thomas Tuchel fitoi 2 me 0 në ‘Stamford Bridge’. Ndeshja e parë në ‘Di Stefano’ ishte mbyllur 1 me 1.

Golat për skuadrën nga Londra i shënuan: Mason Mount (85’të) dhe Timo Werner (28’të).

Në finale Chelsea do të luaj kundër ekipit tjetër nga Anglia, Manchester City./IndeksOnline/