75 Mall Live Search
15:04 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Chelsea, nënshkruan me talentin 16-vjeçar finlandez

Pasi u përfol për një kalim të mundshëm në Serien A, talenti finlandez 16-vjeçar Jimi Taurianen, ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin londinez Chelsea.

Sulmuesi i talentuar ishte pjesë e HJK Helsinkit, në Ligën finlandeze dhe talenti i tij zgjoi interesimin e klubeve italiane si Juventusi dhe Interi, shkruan Indeksonline.

Ai u paraqit duke nënshkruar kontratën përkrah trajnerit Frank Lampard, i cili dukej i lumtur për këtë përforcim të radhës në sulmin e bluve. /Indeksonline/