75 Mall Live Search
17:54 / E Martë, 04 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Chelsea nënshkruan me talentin francez, i bën kontratë afatgjate

Chelsea ka bërë përforcimin e radhës.

Skuadra e Premierligës ka nënshkruar me talentin 19 vjeçar, Mathis Amougou ,me kontratë 8 vjeçare, shkruan IndeksOnline.

Marrëveshja e paketës prej 15 milionë euro u nënshkrua dje, mesfushori francez U20 do të bashkohet menjëherë me ekipin.

Amougou, konsiderohet talent për të ardhmen me plan të jetë pjesë e rregullt e skuadrës së Chelsea nga sezoni 26/27.