22:06 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Chelsea nesër zyrtarizon blerjen nga Roma (Foto)

Skuadra e Chelseat ka arritur marrëveshje me Romën për futbollistin, Emerson Palmieri.

Sipas medaive të huaja, mbrojtësi brazilian ka arritur marrëveshje me kampionate e Premierligës dhe pritet të nënshkruaj kontratë katër vjeçare, transmeton IndeksOnline.

Emerson pritet që gjatë ditës së nesërme të prezantohet si futbollisti më i ri i Bluve të Londrës.

Ai do ta zë vendin e Kenedyt, i cili me gjasë do të huazohet te Newcastle Unitedi.

Vlen të përmendet se ana e Antonio Contes do të bëjë një tjetër pazar me Romën, pra blerjen e Edin Dzekos./IndeksOnline/