16:51 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Chelsea nuk blenë në janar, rikthen lojtarët e huazuar!

Skuadra e Chelseat ka nevojë për transferime, dhe mund të jetë një prej klubeve më aktive në mini-afatin e janarit.

Nëse plani i transferimeve dështon, atëherë ekziston një “plan B”, për Antonio Conten, shkruan IndeksOnline.

Ai është rikthimi i futbollistëve të huazuar, përfshi Loftus-Cheek, Kurt Zouma dhe Marco Van-Ginkel.

Tre lojtarët e lartpërmendur janë duke shkëlqyer në skuadrat si: Crystal Palace, Stoke City dhe PSV.

Madje, mesfushori holandez, Van-Ginkel ka shënuar 10 gola këtë sezon dhe ka bërë 3 asistime.

Kujtojmë se tre objektivet e Chelseat gjatë janarit janë: Alex Sandro (Juventus), Mauro Icardi (Inter) dhe Ross Barkley (Everton)./IndeksOnline/

Temat: