75 Mall Live Search
20:39 / E Enjte, 28 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Chelsea nuk di për humbje në Conference League, mposht edhe Heidenheimin

Chelsea nuk po di të nfalet këtë edicion në Ligën e Konferencës.

Blutë e Londrës kanë shënuar fitoren e katërt radhazi, duke e mposhtur në udhëtim skuadrën gjermane, Heidenheim, me rezultat 0-2, shkruan IndeksOnline.

Christopher Nkuku shënoi golin e epërsisë në minutën e 51-të.

Fitoren e vulosi goli i futbollistit ukrainas, Mykhailo Mudryk, në minutën e 86-të.

Chelsea është lidere në tabelën e Conference League, duke grumbulluar 12 pikë nga katër ndeshje.

Në anën tjetër, Heidenheim ka 9 pikë./IndeksOnline/