75 Mall Live Search
18:24 / E Enjte, 12 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Chelsea nuk di të ndalet, shënon fitoren e pestë radhazi në Conference League

Chelsea e ka shënuar fitoren e pestë radhazi në Conference League.

Blutë e Londrës, sot shënuan fitore si mysafire e Astanës, me rezultat 1-2, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi spanjoll, Marc Guiu, shënoi dy gola të shpejtë, në minutat 14′ dhe 18′.

Golin e tretë e shënoi Renato Vega, në minutën e 39-të.

Në anën tjetër, golin e nderit për Astanan e shënoi Marin Tomasov, në minutën e 45-të.

Chelsea ka bilanc të plotë të fitore këtë sezon në Conference League, duke qenë lider i tabelës me 15 pikë, ndërsa Astana ka 4 pikë./IndeksOnline/