Chelsea nuk e largon Enzon, pavarësisht interesimit të Real Madridit

Skuadra e Chelseat nuk e ka ndërmend ta largojë mesfushorin e Kombëtares së Argjentinës, Enzo Fernandez.
Mediat e huaja raportojnë se Real Madridi ka arritur marrëveshje personale me lojtarin, por duket se Blutë e Londrës nuk e kanë ndërmend ta shesin, shkruan Indeksonline
Sipas Fabrizio Romanos, Chelsea e konsideron Enzon si të paprekshëm në klub, së bashku me Cole Palmerin dhe Moise Caicedon.
Edhe pse flitet se Real Madridi ka bërë gati plotë 120 milionë euro për shërbimet e mesfushorit argjentinas./Indeksonline/