75 Mall Live Search
16:28 / E Diele, 01 Shtator 2024 / G T

Chelsea nuk është serioz, ndalet nga Crystal Palace në shtëpi

Skuadra e Chelseat ka barazuar në ndeshjen e javës së tretë në Premier League ndaj Crystal Palace me rezultatin 1:1.

Vendasit e nisen shumë mirë ndeshjen, ku në minutën e 24’të shënuan me anë të sulmuesit, Nicolas Jackson, shkruan Indeksonline

Por, pjesën e dytë, Blutë e Londrës ishin disi të zbehtë dhe skuadra mysafire barazoi shifrat me një super gol nga Eze në minutën e 54’të.

Chelsea tentoi disa herë të shënonte golin e fitores, por nuk e arriti një gjë të tillë, duke mbetur kështu me kuotën e katër pikëve në tri ndeshjet e para të Premier League./Indeksonline/

Image