Chelsea nuk fiton as ndaj Salzburgut

Pas humbjes nga Dinamo Zagreb, skuadra e Chelseas nuk ka arritur të fitoj as ndeshjen e dytë në Champions League.
Londinezët barazuan me Salzburgun në shtëpi ku rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1-1, shkruan IndeksOnline.
Chelsea ishte skuadra e parë që shënoi gol me anë të Raheem Sterling me një gol të bukur në minutën e 48-të.
Salzburgu nuk u dorëzua dhe barazoi rezultatin në minutën e 75-të me anë të sulmuesit Noah Okafor.
Në Grupin E pas dy ndeshjeve të luajtura tabelen e kryeson skuadra e Milanit me 4 pikë e ndjekur nga Dinamo Zagreb me 3 pikë.
Salzburg zë vendin e tretë me 2 pikë ndërsa Chelsea e fundit me 1 pikë.
Në javën e ardhshme do të luhet ndeshja derbi mes Chelseas dhe Milanit në Stamford Bridge ndërsa Salzburg do të jetë nikoqire e Dinamo Zagrebit./IndeksOnline/