22:55 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Chelsea nuk gabon përsëri, “barazon” Manchesterin (Video)

Chelsea ka shënuar fitore në ndeshjen e xhiros së 17-të, duke e mposhtur Huddersfield me rezultat 3-1.

Bakayoko hapi serinë e golave në minutën e 23-të, ndërsa Willian dyfishoi rezultatin në minutën e 43-të.

Pesë minuta me të filluar pjesa e dytë, Pedro shënoi golin e tretë për skuadrën e tij.

Golin e vetëm për Huddelsfield e shënoi Depoitre në minutën e fundit.

Me këtë fitore, Chelsea mbetët në pozitën e tretë me 35 pikë, duke e barazuar Manchesterin që është në vendin e dytë falë golaverazhit. /IndeksOnline/