Chelsea nuk heq dorë nga sulmuesi i Dortmundit, gati të përmirësojë ofertën e re

Klubi anglez Chelsea është duke përgatitur një ofertë të përmirësuar për sulmuesin e talentuar të Borussia Dortmund, Jamie Bynoe-Gittens, pas refuzimit të ofertës fillestare nga klubi gjerman.
Sipas raportimeve të fundit të publikuara nga burime pranë negociatave, drejtuesit e Chelsea janë të vendosur ta finalizojnë këtë marrëveshje në afatin e verës. Bisedimet mes dy klubeve janë ende në fazën aktive, ndërsa futbollisti anglez është raportuar si i hapur për transferimin në Premier League, shkruan IndeksOnline.
Chelsea, që ndodhet në një fazë rikonstruktimi me theks të madh te lojtarët e rinj dhe afatgjatë, ka përgatitur një kontratë 7-vjeçare për Bynoe-Gittens, duke treguar qartazi se ai shihet si pjesë kyçe e projektit të ardhshëm të klubit.
Kjo lëvizje përputhet me strategjinë e “Bluve” për të investuar në lojtarë me potencial të madh dhe për t’i zhvilluar brenda klubit.