75 Mall Live Search
12:06 / E Enjte, 13 Shkurt 2025 / G T

Chelsea nuk ka sulmues, dy mungesa të mëdha në pjesën tjetër të sezonit

Skuadra e Chelseat do të përballet me mungesa të mëdha gjatë ndeshjeve të ardhshme.

Dyshja e sulmit, Nicolas Jackson dhe Marc Guiu janë të lënduar dhe do të mungojnë disa javë, shkruan Indeksonline

Lajmin e konfirmoi vet trajenri, Enzo Maresca në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Brightonit.

Jackson dhe Guiu janë qendërsulmuesit e vetëm që i ka skuadra e Bluve të Londrës, duke përfshi këtu edhe Christopher Nkunkun, por që është më i tërhekur.

Ndeshjen e nesërme ndaj Brightonit, Chelsea detyrohet të luaj me lojtarin francez, Nkunku, i cili është në formë të mirë, por vetëm në UEFA Conference League./Indeksonline/