75 Mall Live Search
15:32 / E Shtunë, 11 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Chelsea nuk po këndellet as me blerjet e reja, barazon me West Hamin

Edhe pse ka shpenzuar miliona euro në merkaton e janarit, skuadra e Chelseas po vazhdon me krizë rezultatesh.

”Blutë” nuk arritën më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim ndaj West Hamit në ndehsjen e javës së 23-të të Premier Ligës angleze, shkruan IndeksOnline.

Chelsea e nisi mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi në minutën e 16-të, me golin e Joa Felixit.

Gëzimi i tyre zgjati vetëm 12 minuta, pasi mbrojtësi italian, Emerson barazoi rezultatin nga afërsia.

Ky është barazimi i tretë radhazi për skuadrën londineze e cila renditet në pozitën e nëntë me 31 pikë.

Në anën tjetër West Hami ndodhet në pzoitën e 15-të me 20 pikë./IndeksOnline/