Chelsea nuk vendos të blej Sanchon, në garë ka hyrë klubi anglez

Chelsea nuk do ta bëjë të përhershme huazimin e Jadon Sanchos.
Ndonëse u aktivizua nga Maresca gjatë sezonit si në Premierligë dhe në Ligën e Konferencës, nuk arriti të bindte drejtuesit e skuadrës për ta blerë atë nga Manchester Unitedi.
Mirëpo pasi që një derë ju mbyll, një tjetër ju hap me skuadrën e West Hamit e cila ka shprehur interesim për ta blerë anglezin.
Sancho këtë sezon ka bërë 41 paraqitje, ku kishte shënuar 3 gola dhe 10 asistime, ku ka arritur të fitojë Ligën e Konferencës./IndeksOnline/