23:42 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

Chelsea nxjerr në shitje Kanten dhe Jorginhon?

Chelsea duket se do të jetë shumë aktive gjatë merkatos së verës.

Siç raporton The Sun, Frank Lampard është i gatshëm të heq dorë nga N’Golo Kante dhe Jorginho.

Chelsea synon transferimin e Timo Werner dhe Kai Havertz dhe për të financuar transferimin e tyre, Blutë e Londrës janë të gatshëm të sakrifikojnë Kanten dhe Jorginhon.

Kante vlerësohet 80 milionë euro, ndërsa Jorginho 50 milionë euro. /IndeksOnline/