Chelsea ofertë Interit për tre lojtarë

Chelsea është gati të shpenzojë deri në 130 milionë euro për tre lojtarët e Interit, këtë merkato, transmeton IndeksOnline.
Blutë janë të interesuar për t’i bërë pjesë të ekipit qendërmbrojtësin Milan Skriniar, mbrojtësin e djathtë Denzel Dumfries dhe mesfushorin Cesar Casadel.
27-vjeçari, Milan Skrinar, iu bashkua Interit në 2017, duke luajtur në 215 ndeshje, ku ka shënuar 11 gola dhe 4 asistime, Chelsea është gati të paguaj 81 milionë euro për qendërmbrojtësin.
Denzel Dumfries, iu bashkua Interit sezonin e kaluar ku luajti 45 ndeshje, blutë kanë gati ofertën prej 41 milionë euro për të.
Mesfushori 19-vjeçar, Cesar Casadel, ku këtë sezon ishte në formë mjaftë të mirë, duke shënuar 16 gola dhe 5 asistime, oferta drejtuar Interit për këtë të fundit është 8 milion euro.
Kjo paketë me vlerë prej 130 milionë euro, mund ta tundoj ekipin italian./IndeksOnline/