Chelsea ofron 21 milionë euro për Maignan

Gjiganti anglez, Chelsea po synon me çdo çmim transferimin e Mike Maignan.
Kjo ka bërë që klubi londinez t’ia ofrojë Milanit 21 milionë euro për Mike Maignan.
Kështu ka njoftuar gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio.
Sipas tij, kjo mund të jetë e mjaftueshme për të arritur një marrëveshje.
Propozimi fillestar prej 15 milionë eurosh plus bonuse u refuzua, por tani Sky Sport Italia pretendon se Chelsea e ka rritur ofertën pas negociatave intensive telefonike të mbrëmjes së sotme në 21 milionë euro.
Mbetet për t’u parë nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të bindur Milanin, i cili kishte kërkuar 25 milionë euro, por Rossonerët gjithashtu e dinë se rrezikojnë ta humbasin Maignanin si lojtar të lirë verën e ardhshme. /IndeksOnline/