75 Mall Live Search
17:53 / E Shtunë, 11 Janar 2025 / G T

Chelsea pa problem kalon në fazën tjetër të FA Cup, shkëlqen Joao Felix

Skuadra e Chelseat është kualifikuar në fazën tjetër të FA Cup, pasi mposhti 5:0 Morecambe.

Blutë e Londrës shënuan vetëm një gol në pjesën e parë dhe ishte mbrojtësi, Adarabioyo që shënoi për 1:0, shkruan Indeksonline

Në fakt në 45 minutëshin e parë ka mundur të jetë eperësia më e thellë, por nga pika e bardhë e penalltisë gaboi sulmuesi francez, Nkunku.

Në pjesën e dytë, ekipi i Enzo Marescas ishte më e frikshme ku shënoi katër gola.

Fillimisht Nkunku shënoi për 2:0 dhe më pas mbrojtësi Adarabioyo shënoi për 3:0. Dy golat e fundit i shënoi sulmuesi portugez, Joao Felix.

Me këtë fitore, Chelsea shkon në raundin tjetër të FA Cup./Indeksonline/