75 Mall Live Search
08:22 / E Shtunë, 05 Korrik 2025 / Gj. Sh

Chelsea pa probleme ndaj Palmeirasit, prek gjysëmfinalen e Kupës së Botës për Klube

Chelsea ka kaluar në gjysëmfinale të Kupës së Botës për Klube.

Skuadra londineze shënoi fitore në çerekfinale ndaj skuadrës braziliane, Palmeiras, shkruan IndeksOnline.

Djelmoshat e Enzo Marescas e kërkuan fitoren qysh nga fillimi, dhe shkuan në pushim me epërsi prej një goli, atë të Cole Palmer, në minutën e 16-të.

Tetë minuta pasi nisi pjesa e dytë, Palmeiras u rikthye në lojë duke barazuar rezultatin me golin e Estevao.

Një autogol u Weveton në minutën e 83-të i dha Chelseas fitoren dhe kualifikimin tutje në Kupën e Botës për Klube.

Chelsea në gjysëmfinale do të ketë punë me një tjetër skuadër braziliane, Fluminensen, e cila e eliminoi Al Hilalin, pasi e mposhti me rezultat 2-1.

Kjo ndeshje zhvillohet ditën e marte, me 8 korrik në “MetLife Stadium” në New Jeresy./IndeksOnline/