23:36 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Chelsea para plus yllin e saj për super talentin e Romës  

Ekipi londinez Chelsea raportohet se kanë mbetur të impresionuar nga lojtari i  Romës, Cengiz Under.

Sipas Calciomercato, Sarri ka dhënë dritën jeshile për transferimin e super talentit turk, transmeton Indeksonline.

Oferta e Chelsea pritet të jetë 35 milionë euro plus mbrojtësi danez Andreas Christensen.

Mbrojtësi danez ka humbur vendin e startuesit që nga ardhja e Maruizio Sarrit në krye të Chelseas.

Under tek Roma u transferua vitin e kaluar për 13.4 milionë euro por performancat e tij kanë bërë që ai të jetë shumë i kërkuar nga gjigantët evropianë./Indeksonline/