Chelsea pas lojtarit që shkëlqeu në botëror
Super ylli i PSV Eindhoven Hirving Lozano pas shkëlqimit në botëror me Meksikën dhe formës së mrekullueshme që po kalon këtë sezon ka tërhequr vëmendjen e shumë gjigantëve evropianë.
Sipas ‘Calcio Mercato’, ndër ekipet e interesuara është edhe Chelsea. Londinezët thuhet se ka muaj që po e përcjellin meksikanin, transmeton Indeksonline.
Konkurent i anglezëve për transferimin e Lozano është gjiganti italian, Milan që kanë mbetur të impresionuar nga kualiteti i 23 vjeçarit.
Hirving Lozano këtë sezon ka kontribuar me 15 gola këtë sezon, duke bërë edhe tetë asistime në të gjitha kompeticionet.
Duke parë që Hazard po luan në qendër të sulmit të Chelseas, Lozano do ta kishte vendin e garantuar në formacionin e londinezëve./Indeksonline/