75 Mall Live Search
19:47 / E Mërkurë, 26 Prill 2023 / Gj. Sh

Chelsea pas Onanans, ofron tre futbollistë në shkëmbim

Skuadra e Chelseas po planifikon transferimin e një portieri gjatë afatit kalimtar veror.

Siç raporton DailyMail, drejtuesit e klubit londinez po planifikon të hapë bisedimet me Interin për portierin Andre Onana, transmeton IndeksOnline.

Krejt kjo pritet të përfshihet në një marrëveshje ku do të jetë pjesë edhe Romeu Lukaku.

Lukaku, i cili iu bashkua Chelseat nga Interi në verën e vitit 2021 për 98 milionë funte, u kthye te ish-skuadra e tij si huazim në fillim të sezonit.

29-vjeçari dëshiron të qëndrojë në Milan për një sezon tjetër në kushtet aktuale të marrëveshjes së tij të huazimit nga Chelsea

Chelsea po ashtu është e gatshme që të shkëmbejnë Onanan me Kepa Arrizabalaga ose Edouard Mendy./IndeksOnline/