Chelsea pas sulmuesit që po befason këtë sezon
Duke parë formën jo të mirë të sulmuesve, Chelsea ka filluar të mendoj për transferimin e një sulmuesi në afatin e janarit.
Sipas raportimeve të The Sun, ekipi londinez është duke e shqyrtuar mundësin për të transferuar sulmuesin e Bournemouth, Callum Wilson i cili po shkëlqen këtë sezon, transmeton Indeksonline.
Për të transferuar Wilsonin, Chelsea duhet të paguaj 35 milionë funta.
Callum deri më tani është paraqitur 13 herë këtë sezon duke shënuar shtatë gola dhe duke bërë pesë asistime./Indeksonline/